sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    PDK: Hedhja poshtë e kërkesës së Osmanit nga Kushtetuesja flet për anshmërinë politike të saj

    02/07/2021 17:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila sot hodhi poshtë kërkesën e presidentes Vjosa Osmani e cila kishte kërkuar interpretim për ndarjen e vendeve në KQZ bazuar në grupet më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend.

    Sipas PDK-së, Kushtetuesja ka vërtetuar me këtë vendim, të drejtën kushtetuese të Partisë Demokratike të Kosovës për të pasur edhe përfaqësuesin e saj të dytë në KQZ.

    “Hedhja poshtë e kërkesës së Presidentes Osmani për gjoja interpretim nga Gjykata Kushtetuese, në një çështje që ishte plotësisht ligjore dhe kushtetuese, flet për anshmërinë politike që ka marrë Presidentja e vendit në përpjekje për të dëmtuar partitë opozitare. Veprimi i saj i fundit për të mos emëruar përfaqësuesin e PDK-së dhe të një anëtari të subjektit politik VAKAT, ishte vetëm në shërbim të Lëvizjes Vetëvendosje për t’ia dhënë asaj anëtarin e tretë që ishte paraparë të emërohej një bashkëpartiake e Presidentes Osmani”, thuhet në reagimin e PDK-së.

    Kjo parti e ka ftuar presidenten Osmani të mos tregohet e anshme, që t’i përmbahet Kushtetutës së Kosovës duke emëruar përfaqësuesin e dytë të PDK-së në KQZ dhe anëtarin tjetër nga subjekti politik VAKAT.

    “Në nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës është saktësuar qartë se si bëhet emërimi i anëtarëve nga radhët e grupeve parlamentare shqiptare. “Gjashtë anëtarë emërohen nga pjesëtarët e gjashtë grupeve më të mëdha parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, të cilat nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara. Nëse në Kuvend janë të përfaqësuara më pak grupe, grupi a grupet më të mëdha mund të emërojnë anëtarë shtesë”, thuhet në Kushtetutë. Sjellja e anshme politike e Presidentes Osmani po e rrezikon demokracinë, pluralizimin politik dhe funksionimin e institucioneve të pavarura kushtetuese. PDK ka shprehur shqetësimin me kohë se Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, përmes orvatjeve në Gjykatën Kushtetuese, po tentojnë t’ia mohojnë një të drejtë kushtetuese PDK-së, si partia e dytë më e madhe politike në vend”, përfundon reagimi.

    Artikuj të ngjashëm

    LDK thërret konferencë për media

    “Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së”, Mandl: Ne duhet të kujdesemi për të

    Moti përgjatë fundjavës

    Të Fundit

    LDK thërret konferencë për media

    “Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së”, Mandl: Ne duhet të kujdesemi për të

    Moti përgjatë fundjavës

    50 mijë kosovarë në pritje të pasaportës

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.