LajmeZgjedhjet 2026

PDK fiton në Malishevë me Fatmir Limajn, por i humbin rreth 2 mijë vota nga zgjedhjet e kaluara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit preliminare për komunën e Malishevës, ku deri në orën 21:04 janë përpunuar 12,784 vota nga gjithsej 54,996, që përbën 23.25 për qind të votave.

Ndërkohë, janë procesuar 60 nga 72 vendvotime, apo 83.33 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin me 40.02 për qind ose 4,904 vota, falë mbështetjes së Nismas së Fatmir Limajt.

Pas PDK del Vetëvendosje me 32.85 për qind (4,026 vota), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.90 për qind (2,316 vota) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6.45 për qind (790 vota).

Ndërsa për dallim me zgjedhjet e 28 dhjetorit, PDK kishte dalë e treta në Malishë me 18.37 % të votave, ndërsa NISMA me 30.29%, teksa priu LVV me 38.48%.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button