Sot dështoi edhe tentativa e 38 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e nisur më vonë se që ishte paralajmëruar, përfundoi shumë shpejt dhe pa rezultat.
Pas dështimit të seancat, PDK e AAK adresuan akuzanë drejtim të Kurtit se po e shkel Kushtetutën me vetëdije, dhe se po vështirëson jetën e qytetarëve të vendit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për shkelje të qëllimshme dhe të vetëdijshme të Kushtetutës.
Sipas tij, qytetarët dhe gazetarët janë dëshmitarë të këtij abuzimi institucional.
Ai tha se Kurti me veprimet e tij po injoron vendimet e Gjykatës dhe se për të dhe Vetëvendosjen, “as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere.”
“Gazetarë, ju, dhe qytetarët që na kanë përcjellur janë bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe vetëdije nga ana e Albin Kurtit dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionet që i udhëheq ai. Nuk është situata e njëjtë si para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai aktgjykim e ka bërë të qartë që nuk mund të ndryshohet rendi i ditës, aq më pak në mënyrë arbitrare, dhe insistimi i njëjtë sot, sikurse në seancat e kaluar,a i bie që për Albin Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere”, tha Krasniqi para gazetarëve.
Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se sot është tentuar që të reflektohet mbi kthimin e procesit të votimit në mënyrë të hapur, por akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij se po e vështirësojnë situatën në vend.
Ai theksoi se ndonëse po ftohen në takime, procesi po mbahet i bllokuar nga qeveria.
“Me u angazhu me u kthy procesi i votimit i hapur, sot provuam me reflektu këtë. Vërtetë është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë nda menen me vështirësu jetën e Kosovës. Pra ua ka dhënë mundësinë Gjykata me u kthy në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë. Është një situatë e rëndë. Po na ftojnë por po e mbajnë të bllokuar procesin, ne propozuam që të kthehemi në kushtetutshmëri. Duhet me pa në të ardhmen si me vepru”, tha Haradinaj.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga seanca e parë.