Lajme

“PDK dhe LDK do të fitojnë në shumicën e komunave në Kosovë”

Analisti politik Jeton Halimi ka vlerësuar se zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 do të karakterizohen nga një garë e fortë, veçanërisht mes PDK-së dhe LDK-së, të cilat pritet të fitojnë shumicën e komunave në Kosovë.

Sipas Halimit, Vetëvendosje rrezikon ta humbasë Gjilanin, ku kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli, prin në sondazhe përballë kryetarit aktual, Alban Hyseni, për të cilin thuhet se ka pakënaqësi të mëdha nga qytetarët.


“Në zgjedhjet e 12 tetorit 2025, besohet se gara mes partive politike do të jetë shumë e fortë, veçanërisht mes PDK-së dhe LDK-së. Të dyja partitë opozitare pritet të fitojnë numrin më të madh të komunave në gjithë territorin e Kosovës. Vetëvendosje ka gjasa ta humbasë komunën e Gjilanit, ku kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli, po prin në sondazhe. Kryetari aktual nga VV, Alban Hyseni, sipas kritikave të qytetarëve, nuk ka bërë asgjë të dukshme gjatë katër viteve të fundit, dhe pakënaqësia në komunë është e madhe”, thotë Halimi.Për Prishtinën, ai thotë se gara do të jetë kryesisht mes LDK-së dhe PDK-së, ndërsa kandidatura e Hajrullah Çekut nga VV shihet si simbolike. Përparim Rama nga LDK pritet të ketë përparësi dhe mundësi reale për një mandat të dytë.


“Prishtina, pritet të ketë një nga garat më të forta mes LDK-së dhe PDK-së. Kandidati i VV-së, Hajrullah Çeku, shihet si një kandidim më shumë formal për t’i bërë qejfin kryeministrit Albin Kurti. Ai ka pak gjasa të fitojë, pasi nuk ka lidhje me Prishtinën dhe nuk ka kontribuar për qytetin”, tha Halimi për GazetaBlic.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button