Partia Demokratike sot organizon një protestë kundër vendimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për mbylljen e TikTok.
Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur kundërshtinë e tij duke e cilësuar mbylljen e këtij rrjeti social si një formë censure, duke e krahasuar me periudhën komuniste. Ai shtoi se TikTok duhet të rikthehet para datës 12 mars.
Berisha theksoi se kjo protestë është një reagim ndaj censurës dhe duke akuzuar Ramën se po ndalon përdorimin e një aplikacioni modern dhe të preferuar nga rinia, siç është TikTok.
Negociatat për anëtarësim në BE, komisionerja Kos në Shqipëri: Nëse ecet me këtë ritëm gjithçka përfundon në 2027
Ai u bëri thirrje të rinjve, nxënësve dhe studentëve që të bashkohen në protestë më orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” të Tiranës për të mbrojtur lirinë e fjalës dhe të drejtat e tyre në internet.
“Të protestojmë në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë për të mbrojtur lirinë e shprehjes”, tha Berisha.