Paul Pogba ka prioritet rikthimin në Seria A, te Juventusi.
Pogba ka kontratë me Manchester United deri në qershor të këtij viti dhe ende nuk ka arritur rinovimin me ‘Djajtë e Kuq’.
Shumë ekipe kanë shfaqur interesim për francezin, por dëshira e lojtarit mbetet Juventusi.
Sipas ‘Tuttosport’ ekipi italian nuk janë të sigurt nëse duan ta rikthejnë mesfushorin në Torino për shkak të kërkesave të tij për pagë si dhe për moshën e tij.
Ekipi i PSG-së shpreson në transferimin e lojtarit në ‘Parc des Princes’, pasi e shohin si një lojtar të rëndësishëm për planet e tyre.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i mesfushorit francez.