Pasuria e politikanëve, lexojeni votues të të gjitha partive…dhe më pastaj vazhdoni besimin dhe fjalosuni mes veti. Shani dhe ofendoni shumë secili secilin nga grupimet politike.
Besoni se vlerat e deklaruar të patundshmërive janë reale??
Besoni se e kanë deklaruar krejtë kapitalin e tyre ????
Besoni se jo.
Shembull i një zyrtarje të lartë, 60 metra katror banes, vlera 56.000 në Prishtinë. Hajfe mendoni a mund të gjendet banes në Prishtinë 950 euro metri kator?!?!?!
Duhet ta dini secili votues i verbët..
Po pjesa e qytetarëve të zakonshëm, mbi 95%, çka kanë për të deklaruar nga pasuria ?!?!
Asgjë, pos paga apo pensione me shtëpi të trashiguara, kredi të mëdha për blerje të ndonjë banese për ta fut kokën.
Fjalosuni dhe shanu mes veti për ta.
E Ne jetojmë 1 deri me 31 të muajit.
Përralla apo gënjeshtra, secili tia lenë emrin si të dojë.
Afrim Veseli, kolonel në pension i FSK-së