Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pasojat që mund t’i vuajë Kosova me plakjen e popullsisë

    12/07/2024 23:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosova si shteti më i ri evropian krenohej me popullsinë më të re. Mirëpo kjo popullsi ka nisur të plaket. Dhe Kosova pasojat e kësaj mund t’i ndiej më vonë. Ashtu si Gjermania dhe Franca dhe shtete të tjera evropiane, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në vitin 2011 kur ishte bërë matja e fundit dilte se mosha mesatare e popullsisë ishte 29.97 vjet.

    13 vjet më vonë, mesatarja është ngritur në 34.82 vjet, rritje për 4.85 vjet.

    “Ky regjistrim nuk është thjesht një ushtrim statistikor; është një reflektim i përkushtimit tonë për të kuptuar dhe adresuar nevojat e popullatës sonë – duke siguruar si shpërndarje të barabartë të burimeve po ashtu edhe hedhje të bazave për vendimmarrje të informuar që do të formësojë të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Kurti.

    Por plakja e popullsisë sjell pasoja të mëdha për ekonominë, shoqërinë dhe politikën. Dhe këtë mund ta tregojnë më së miri shtetet evropiane, përfshirë dy prej ekonomive më të mëdha të Evropës, Gjermaninë dhe Francën.

    Plakja e popullsisë kërkon riformulimin e politikave të pensioneve dhe të shëndetësisë. Shumë vende janë detyruar të rrisin moshën e daljes në pension dhe të reformojnë sistemet e pensioneve për të mbajtur qëndrueshmërinë financiare.

    Reformat pensionale

    Në Francë dhe Itali, reformat e pensioneve kanë qenë të domosdoshme për të mbajtur në ekuilibër sistemet e tyre sociale.

    Gjatë vitit 2023, një prej sfidave kryesore të presidentit Emmanuel Macron ka qenë edhe ngritja e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç.

    Që prej muajit janar deri më 15 prill të vitit 2023 ishin mbajtur 12 ditë protesta kundër reformave pensionale.

    Presidenti Macron kishte deklaruar se reformat janë esenciale për të parandaluar shembjen e sistemit pensional. Në muajin mars, qeveria franceze kishte përdorur një të drejtë të veçantë kushtetuese për të detyruar miratimin e ligjit pa votim në Asamblenë Kombëtare.

    Në vendet evropiane, për shembull, shpenzimet për kujdesin shëndetësor dhe social për të moshuarit përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit publik.

    Sipas raportit të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, shpenzimet për kujdesin afatgjatë pritet të dyfishohen deri në vitin 2050.

    Ndërkaq, një raport nga European Commission thekson se rritja e numrit të të moshuarve do të kërkojë rritjen e investimeve në kujdesin shëndetësor dhe social, duke ushtruar presion mbi financat publike .

    Fuqia punëtore

    Pasoja mund të ketë edhe në fuqinë punëtore. Këtë më së miri e tregon edhe Gjermania.

    Vitin e kaluar Gjermania ka rishikuar politikat e migracionit për të inkurajuar imigracionin e punëtorëve të rinj dhe të kualifikuar me qëllim që të kompensonte plakjen e popullsisë.

    Gjermania ka miratuar ligje të reja për tërheqjen e punëtorëve të kualifikuar nga vendet e treta, siç është Kosova, që të përmbushë nevojat e tregut të punës.

    Në Gjermani popullsia në moshë pune pritet të bjerë me rreth 4-6 milionë persona deri në vitin 2030.

    Gjithashtu një popullsi më e moshuar mund të çojë në rritje më të ngadaltë ekonomike për shkak të konsumit më të ulët dhe kursimeve më të larta.

    Inovacioni

    Një popullsi më e moshuar ka tendencë të jetë më pak inovative dhe më pak e gatshme për të pranuar teknologji të reja. Kjo mund të ndikojë negativisht në produktivitetin e përgjithshëm të ekonomisë.

    Studimet tregojnë se vendet me popullsi të reja kanë nivele më të larta të inovacionit dhe adaptimit të teknologjive të reja.

    Artikuj të ngjashëm

    DW: Kosova në 13 vite humbet 12% të popullsisë

    Rreth 600 mijë është numri i të regjistruarve nga diaspora, procesi vazhdon

    Gazetat e huaja shkruajnë për zvogëlimin e popullsisë në Kosovë: Pasojë e eksodit në Perëndim 

    Të Fundit

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Tentoi t’ia vë flakën veturës së personit zyrtar, policia nis hetimet

    Hamasi i përgjigjet propozimit të SHBA-së duke kërkuar armëpushim të përhershëm në Gaza

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.