Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pasi u braktis në Budva, tani nxënësi përjashtohet edhe nga Mbrëmja e Maturës

    20/06/2022 20:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nxënësi i klasës së 12-të, Andi Maçani, ishte braktisur në Budva të Malit të Zi nga organizatorët e eksurzionit e që ishte në kuadër të një shkolle private në Kosovë, shkruan GazetaDemos.

    Sipas familjarëve të tij, ai u keqtrajtua nga menaxhmenti i shkollës, konkretisht drejtoresha e shkollës, ndaj të cilëve prindërit u janë drejtuar edhe organeve të rendit dhe atyre të drejtësisë.

    Por, ky veprim i prindërve të Andit siç duket i ka acaruar akoma më shumë menaxhmentin e shkollës, të cilët kanë vendosur të ndërmarrin edhe një tjetër veprim drastik ndaj nxënësit të tyre.

    Ky vendim ka rezultuar me përjashtimin nga Mbrëmja e Maturës, e cila do të organizohet këtë të hënë duke filluar prej orës 19:30.

    Nxënësi i është drejtuar edhe me një ankesë si shpresë të fundit për t’u lejuar në një prej mbrëmjeve më të rëndësishme të një nxënësi, mirëpo i njëjti nuk është përfillur.

    Me një email i është drejtuar edhe SIA, mirëpo as ndaj tyre nuk ka pasur ndonjë përgjigje, qoftë edhe negative.

    Andi Maçani, nxënësi i përjashtuar

    Artikuj të ngjashëm

    Të Fundit

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Gjermani

    Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

    Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 8 të arrestuarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.