sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pasi u asfaltuan rrugët, u ndanë para për t’i shtruar me zhavorr, një muaj paraburgim për zyrtarin e Komunës së Vitisë

    07/07/2021 09:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy zyrtarë të komunës së Vitisë.

    Sipas njoftimit, ata dyshohet se e keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për veten dhe të tjerët.

    Më tutje thuhet se “i pandehuri F. A. në cilësinë e personit zyrtar si menaxher i prokurimit në Komunën e Vitisë ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që dyshohet se me dashje ka tejkaluar kompetencat dhe detyrat e tija ligjore të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që gjatë dhënies së tenderit me numër të prokurimit 657 – 19 – 3001 – 521, të datës 18.07.2017, për projektin “Asfaltimi i Rrugëve Rurale për Lot I” ku përfshirën edhe rruga “Lavdia e UÇK-së”, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë ka bërë urdhërpagesë për shtrimin e rrugës me asfalt duke paguar 11.100,75 Euro dhe pastaj me datë 08.04.2020 për të njëjtën rrugë sërish ka nënshkruar urdhërpagesë për shtrim me zhavorr në vlerë 6.870 Euro, pra pas shtrimit me asfalt ka bërë pagesë për shtrimin e rrugës së njëjtë me zhavorr. Po ashtu për rrugën “Berjanët” në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë ka lëshuar urdhërpagesë me datë 08.04.2020 për shtrimin e kësaj rruge me asfalt në shumën 18.890 Euro, por që pas shtrimit me asfalt i njëjti sërish lëshon urdhërpagesë në shumën prej 2.877 Euro, për shtrimin e kësaj rruge me zhavorr”, thuhet në njodtim.

    Njoftimi i plotë:

    Paraburgim një muaj dy zyrtarëve të Komunës së Vitisë

    Gjilan, 07.07.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve F. A. Dhe F. R..

    I pandehuri F. A. në cilësinë e personit zyrtar si menaxher i prokurimit në Komunën e Vitisë ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që dyshohet se me dashje ka tejkaluar kompetencat dhe detyrat e tija ligjore të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që gjatë dhënies së tenderit me numër të prokurimit 657 – 19 – 3001 – 521, të datës 18.07.2017, për projektin “Asfaltimi i Rrugëve Rurale për Lot I” ku përfshirën edhe rruga “Lavdia e UÇK-së”, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë ka bërë urdhërpagesë për shtrimin e rrugës me asfalt duke paguar 11.100,75 Euro dhe pastaj me datë 08.04.2020 për të njëjtën rrugë sërish ka nënshkruar urdhërpagesë për shtrim me zhavorr në vlerë 6.870 Euro, pra pas shtrimit me asfalt ka bërë pagesë për shtrimin e rrugës së njëjtë me zhavorr. Po ashtu për rrugën “Berjanët” në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë ka lëshuar urdhërpagesë me datë 08.04.2020 për

    shtrimin e kësaj rruge me asfalt në shumën 18.890 Euro, por që pas shtrimit me asfalt i njëjti sërish lëshon urdhërpagesë në shumën prej 2.877 Euro, për shtrimin e kësaj rruge me zhavorr.

    I pandehuri F. R., në cilësinë e zyrtarit si menaxher i projektit të Komunës së Vitisë, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar me qëllim të përftimit të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, ashtu që dyshohet me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që kishte ofruar dokumentacione të rrejshme se kinse punimet ishin përfunduar në këto dy projekte.

    Me këto veprime, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari e procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit, pasi që ka vlerësuar se këto rrethana janë të mjaftueshme se po që se të njëjtit lihen në liri dhe kthehen në vendin e punës, mund të përsërisin veprën penale apo të kryejnë edhe ndonjë vepër tjetër penale me pasoja më të rënda.

    Artikuj të ngjashëm

    Kërkohet paraburgim për 9 zyrtarët e arrestuar për dallavere në punimet e stadiumit në Lipjan

    Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarës për vrasjen e 67-vjeçares në Dragash

    Prokuroria do të kërkojë paraburgim për të dyshuarën për vrasjen e 67-vjeçares

    Të Fundit

    Imamoviq pas takimit me Kurtin: Shqiptarët e boshnjakët të kenë të drejta si serbët në Kosovë e Bosnjë

    ​Arrestohen 2 shqiptarë në Itali për trafikim të substancave narkotike 

    Hoti: Kurrë s’kemi qenë në pozitë kaq të pafavorshme në marrëdhëniet me SHBA-në

    Gëzim në familjen e Ukshin Hotit, djali i tij Andini po bëhet baba për herë të parë

    “Banane Luiz, speca Tea, portokall Efi”, eskalojnë tregtarët në Shqipëri

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.