Pasi u argëtuan, talebanët i vënë zjarrin parkut të lojërave

Sipas disa videove në Twitter, thuhet se talebanët e kanë djegur këtë qendër të lojërave, aty ku u zbavitën duke bërë xhiro me makinat elektrike.

Arsyeja e djegies besohet të kenë qenë disa statuja brenda këtij parku që ishin fyese ndaj Islamit.

Në pamje shihet në flakë i gjithë parku argëtues. Talebanët tashmë kontrollojnë gjithçka. Që prej të hënës, ata patrullojnë edhe Kabulin. Talebanët arritën të merrnin kontrollin e Afganistanit pas një lufte 20-vjeçare.

Reklama