Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pasi publikuan “sukseset”, Hamiti i LDK-së ia përmend VV-së një gjobë prej 13 mijë eurove për MPJ-në

    24/07/2022 19:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Muhamet Hamiti nga LDK, ka komentuar publikimin e një videoja nga VV-ja, ku përmenden disa të bëma të qeverisë, të cilat i konsiderojnë si suksese.

    Në një video që fillon me një valëvitje disa sekondëshe të flamurit të Republikës së Kosovës, Vetëvendosje e ka filluar përpjekjen për t’iu vënë në ndihmë Qeverisë Kurti. Në video thuhet se tashmë s’ka nevojë për angazhim të kompanive të lobimit, meqë imazhi i Qeverisë po rregullohet me punë dhe përmbajtje. Në të përmendet edhe transparenca dhe “mungesa e skandaleve në diplomaci”.

    Hamiti ka reaguar me një shkrim në Facebook, ku ka thënë se po të ishte VV në opozitë, do ta fuste në video si skandale gjobitjen prej 13 mijë eurove të Ministrisë së Jashtme.

    “Po të ishte në opozitë, VV-ja do ta përfshinte edhe këtë skandal të Qeverisë në videon e vet promovuese. Gjobë në shumë 13 mijë euro (të taksapaguesve) për fshehje të informacionit për punë të mira të mira të regjimit të ri!”, shkroi ai.

    Postimi i plotë:

    Po të ishte në opozitë, #VV-ja do ta përfshinte edhe këtë skandal të Qeverisë në videon e vet promovuese. Gjobë në shumë 13 mijë euro (të taksapaguesve) për fshehje të informacionit për punë të mira të mira të regjimit të ri!

    ‘Me VV-në në pushtet skandale të tilla nuk do të ndodhin!’ – do të thoshin spin doktorët e Lëvizjes.

    Artikuj të ngjashëm

    Hamiti: Qytetarët e Kosovës nuk duhet të votojnë për grup politik që nuk e do shtetin e Kosovës

    Vizita e shefit të CIA-s, Hamiti: Mund të jetë diskutuar gjendja në veri

    Muhamet Hamiti: LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, do t’i riparojë dëmet e Qeverisë Kurti

    Të Fundit

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Amerika pezullon dërgimin e armëve kyçe për mbrojtjen e Ukrainës

    Detaje nga vetaksidenti me fatalitet në Treboviq të Pejës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.