Lëvizja Vetëvendosje ka shfrytëzuar objektin e një Xhamie në fshatin Majac të Podujevës për të mbajtur fushatë zgjedhore, shkruan GazetaDemos.
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka publikuar foto nga takimi me banorë atje, ku shihet edhe mbulimi me najlon të zi i vendit ku imami i Xhamisë e mbanë Hydben.
“Në fshatin Majac, emri i të cilit vendbanim rrjedh nga fjale ilire-shqipe mal, vërtetë zemra mu bë mal nga mikpritja e banorëve të këtij fshati”, ka shkruar Maqedonci.
Ky tubim elektoral i VV-së në Xhami, ka ngjallur reagime të ashpra, duke e quajtur keqpërdorim të objektit fetar për fushatë zgjedhore.
Mirëpo për mbajtjen e kësaj fushate në objekt kulti Lëvizja Vetëvendosje është arsyetuar se ajo tani shfrytëzohet vetëm për të pame.
Njoftimi i plotë:
Lajmet që po qarkullojnë në media dhe nga eksponentë të ndryshëm, se Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur tubim në xhaminë e fshatit Majac, janë të pavërteta.
Tubimi është mbajtur në objektin e vjetër të xhamisë, i cili tashmë nuk shfrytëzohet për rituale fetare, por si hapësirë për takime të komunitetit dhe për të pame.
Përhapja e dezinformatave të tilla është e qëllimshme dhe synon të shtrembërojë të vërtetën.
06.02.2025-LVV Besianë