Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj pozicionimit të karabinierëve në urën e Ibrit, duke u kërkuar atyre që të mos provokojnë dhe se paqja nuk vjen nga provokimi, shkruan Gazeta Demos.
Tutje Bahtiri ka shkruar se qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës duan të jetojnë në harmoni.
“Mbi Urën e lumit “Ibër”, karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi. I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situaten.
Në vend që të bëhen pengesë, le të bëhen urë që bashkon, duke ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët.Qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës dëshirojnë të jetojnë në harmoni, pa kufij të padukshëm”, ka shkruar ai.
E pak orë pas këtij paralajmërimi ai u pa teksa kalonte mbi urë dhe përshëndeste karabinierët italianë.