Pasi erdhën në pushtet, talebanët shfaqen me rroba firmato

Talebanët e rinj braktisën pamjen e lënë pas dore të paraardhësve të tyre dhe iu kthyen veshjeve të shtrenjta.

Gjatë sundimit të tyre nga 1996 deri në 2001, talebanët ishin të njohur për veshjet e tyremodeste, tradicionale me mjekër të gjatë të rritur me kujdes. Por luftëtarët e sotëm, të cilët me shaka i quajnë ‘talebanët 2.0’, kujdesen shumë më tepër për pamjen e tyre.

Ndërsa luftojnë kundër ndikimit perëndimor dhe nuk i lejojnë gratë të dalin nga shtëpia, e lëre të vishen me rroba firmato, ata zgjedhin rroba për veten e tyre që nuk janë asgjë tjetër veçse modeste, shkruan Daily Mail.

Fotografitë nga Kabuli tregojnë se shumë prej tyre mbajnë syze dielli, veshjefirmato, dhe disa madje janë rruar plotësisht.

Atyre u pëlqen të pozojnë në pikat e kontrollit ose në rrugët e Kabulit.

Reklama