Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    “Pas aktit e vrau vetën në tualetin e shkollës”, shqiptarja në Austri jep detaje të reja për sulmin e djeshëm në shkollë

    11/06/2025 09:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kanë dalë detaje të reja lidhur me tragjedinë e ditës së djeshme në Graz të Austrisë, ku një ish-nxënës i gjimnazit dhe ku ndodhi ngjarja, u rikthye në këtë shkollë, por kësaj herë më një qëllim tragjik, raporton GazetaDemos.

    Me armë në dorë, e më gjakftohtësi, qëlloi nxënësit para tij, duke i lënë të vdekur 10 prej tyre, e në një numër të pakonfirmuar edhe të plagosur.

    Në mesin e viktimave është konfirmuar edhe një vajzë rreth 15-vjeçe, me prejardhje nga Vitia e Kosovës, Lea Bajrami. Lajmin për vdekjen e saj e kanë konfrimuar familjarët.

    Teksa, detaje të reja kanë dalë në dritë mëngjesin e sotëm, ku për mediat në Kosovë, foli një mjeke shqiptare, e cila jeton e vepron në qytetin ku ndodhi sulmi, në Graz.

    Rina Demjaha e përshkurajti sulmuesin si nxënës problematik, duke e potencuar faktin se i njëjti nuk kishte arritur të diplomonte, dhe në shkollën ku e kreu sulmin ishte ish-nxënës.

    “Ai u rikthye i armatosur në ish-shkollën në të cilën nuk ishte diplomuar, duke lënë kështu shumë të plagosur dhe deri më tash 10 viktima të konfirmuara. Ndër ta është edhe ai vetë, i cili pas aktit ka bërë vetëvrasje në tualetin e shkollës”.

    “Ende motivi është i paqartë, ndonëse ai ishte i njohur se nuk ishte një nxënës i rregulltë dhe problematik. Burime jozyrtare mendojnë që një ndër shkaktarët mund të ketë qenë fakti që ai është ndjerë i bullizuar, mirëpo nuk ka ende diçka zyrtare nga autoritetet”, tha ajo për KlanKosova.

    “Numri i të plagosurve është i lartë, spitalet janë mobilizuar, sidomos ata në Graz. Disa janë ende në mjekim intenziv. Mbetet të shihet edhe sot se si është gjendja e tyre”.

    Artikuj të ngjashëm

    Kadrijaj thotë se VV-së po i pëlqen bllokada në Kuvend: Nuk po shohim angazhim

    Gjendja në impiantin e Shkabajt është përmirësuar, nis furnizimi me ujë

    Ministri i Jashtëm iranian: SHBA është partner në sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe duhet t’i dënojë këto sulme

    Të Fundit

    Kadrijaj thotë se VV-së po i pëlqen bllokada në Kuvend: Nuk po shohim angazhim

    Gjendja në impiantin e Shkabajt është përmirësuar, nis furnizimi me ujë

    Ministri i Jashtëm iranian: SHBA është partner në sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe duhet t’i dënojë këto sulme

    Shtatë të vdekur pas rrëzimit të helikopterit në Indi

    Berisha: Diktatura teokratike e Ajetullahëve të Teheranit drejt fundit të merituar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.