Mehmet Prishtina është pasardhës i Hasan Prishtinës, heroit të madh të kombit shqiptar. Së paku, kështu thotë vetë zPrishtina, që është pjesë e Partisë Republikane.
Në cilësin e përfaqësuesit të kësaj partie, z. Prishtina foli në një emision në Kanal10, ku mes të tjerash e kritikoi marrëveshjen e Brukselit, të cilën është i gatshëm ta nënshkruar kryeministri Albin Kurti.
Ai tha se marrëveshja është e dëmshme dhe nuk duhet të nënshkruhet.
“Ne si republikan, mendojnë se kjo lloj marrëveshje është e papranueshme dhe republikanë të Serbisë ashtu edhe ne, mendojmë se kjo marrëveshje është e dëmshme për ne dhe nuk duhet nënshkruar fare”, tha ai për Kanal10.