Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Pas vjeshtës të gjejë punë tjetër”, përplasje mes Kurtit dhe Ramës në gurëthemelin e çerdhes në Prishtinë

    30/06/2025 11:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në vendosjen e gurëthemelit të një çerdheje të re në Bardhosh të Prishtinës, Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, patën edhe një përplasje deklaratash mes vete.

    Kryetari Rama kërkoi nga Kurti që të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit dhe theksoi rëndësinë e projekteve madhore për Prishtinën, si unaza e qytetit me një vlerë prej 206 milionë eurosh.

    Ai shtoi se ndonëse çerdhja është një hap pozitiv, projekte të tilla janë të vogla krahasuar me nevojat reale të kryeqytetit. Rama gjithashtu theksoi mungesën e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me kryeministrin gjatë katër viteve të fundit.

    “Është mirë kur kemi një bashkëpunim mes nivelit qendror edhe kryeqytetit, edhe po e shohim tash një fillim të mirëfilltë këtu me një çerdhe në Bardhosh. Kemi edhe një numër të madh të projekteve në kryeqytet, që unë kisha dashur me ju lut kryeministrit në detyrë publikisht që të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit, i cili tashmë është i bllokuar, bartja po ashtu. Projekte të mëdha si unaza e kryeqytetit që është 206 milionë, 82 janë, edhe ato mundemi me i shty përpara. Janë projekte për kryeqytetin. Po ashtu të takohemi, se nuk jemi takuar ende këto katër vjet unë e kryeministri për të mirën e kryeqytetit. Pra, edhe këto projekte janë minore në raport me projektet tjera madhore që janë me rëndësi të madhe për kryeqytetin. Të bëhemi bashkë e t’i grahim proceseve të mëdha, e jo këtyre të voglat” , tha Rama.

    Si kundërpërgjigjje, Kurti tha se çdo çerdhe ka rëndësi dhe nuk mund të quhet projekt minor.

    Ai theksoi se ka pasur takime me kryetarin Rama dhe se vetëm në fushën e arsimit janë investuar mbi 12 milionë euro në kryeqytet. Duke iu referuar projekteve madhore, Kurti tha se ato kërkojnë planifikim afatgjatë dhe la të kuptohet se një bashkëpunim i tillë mund të ndodhë “ndryshe, mbase me dikë tjetër”, duke shtuar se “kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër.”

    “Së pari, fëmijët janë të vegjël, por asnjë çerdhe nuk është minore. Çdo çerdhe duhet të trajtohet me seriozitet. Së dyti, unë e kam takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës disa herë në zyrën time dhe investimet janë 12 milionë e 243 mijë euro në fushën e arsimit në kryeqytet. Dhe këtu jemi për fushën e arsimit, jo për çështje të tjera. Kemi edhe investime të tjera, por investimet madhore që janë shumëvjeçare kërkojnë planifikime të tjera. Ky është një plan shumëvjeçar, të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. E, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, tha Kurti.

    Artikuj të ngjashëm

    Rama: Shpresoj që kryetar i Prishtinës në vjeshtë të jetë ai që e meriton, mirë që këtë s’e cakton Kurti me vendim

    Tërmet në Napoli, më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në këtë zonë

    Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë e brishtë, thotë AGK-ja

    Të Fundit

    Rama: Shpresoj që kryetar i Prishtinës në vjeshtë të jetë ai që e meriton, mirë që këtë s’e cakton Kurti me vendim

    Tërmet në Napoli, më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në këtë zonë

    Siguria e gazetarëve vazhdon të jetë e brishtë, thotë AGK-ja

    Granit Xhaka dhe Leonita të dashuruar si kurrë me parë

    Mbi 50 organizata reagojnë: Dehari instrument i bllokadës, Gjykata ishte e qartë, zgjedhja e kryetarit me votim të hapur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.