Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pas temperaturave rekorde deri në 42.5°C në Kosovë, priten ditë më të freskëta e rrebeshe lokale

    28/07/2025 23:01
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas valës së të nxehtit dhe temperaturave ekstreme që përfshinë vendin, të premten më 25 korrik 2025 u regjistrua vlera më e lartë ndonjëherë në Kosovë, 42.5°C në Klinë, dhe kjo javë pritet të sjellë mot dukshëm më të freskët. Edhe të shtunën u shënuan rekorde të reja në disa qytete të tjera. Freskimi pritet si pasojë e masave më të ftohta dhe të lagështa që vijnë nga perëndimi i kontinentit.

    Nën këto kushte, dita e sotme u karakterizua me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara pati edhe reshje të izoluara shiu. Në mbrëmje, ka rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh në jug të vendit, të cilat po lëvizin drejt Rrafshit të Kosovës.

    Ndërkohë, cikloni tashmë i pozicionuar në Detin Adriatik do të sjellë reshje të reja në nivel vendi gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjesin e së martës. Reshjet priten të jenë lokalisht në formë rrebeshi, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa rrebeshet do të mbesin me karakter lokal.

    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa kryesisht përreth zonave malore pritet të ketë reshje të izoluara shiu.

    Edhe të enjten parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa lokalisht priten reshje shiu.

    Nga dita e premte deri të dielën pritet të shtrihen gradualisht masa të nxehta, duke favorizuar mot me diell dhe vranësira të pakta. Megjithatë, të dielën vendi rrezikohet nga reshjet e shiut.

    Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 16–45 km/h.

    emperaturat minimale pritet të lëvizin prej 12 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 34°C. Vlerat më të ulëta do të jenë nga dita e martë deri të enjten, me rritje të tyre nga dita e premte dhe në fundjavë. /MeteoKosova/

    Artikuj të ngjashëm

    Gjendet një person i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, fqinjët alarmojnë për kundërmim nga vendi ku ai qëndronte

    Blerta Deliu ia kthen Albulena Haxhiut: E marrë seriozisht vetëm pasi ta “zbardhë” rastin e Astrit Deharit

    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim reagon pas deklaratave se trupi i personit të mbytur në Ujman është lokalizuar

    Të Fundit

    Gjendet një person i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, fqinjët alarmojnë për kundërmim nga vendi ku ai qëndronte

    Pas temperaturave rekorde deri në 42.5°C në Kosovë, priten ditë më të freskëta e rrebeshe lokale

    Blerta Deliu ia kthen Albulena Haxhiut: E marrë seriozisht vetëm pasi ta “zbardhë” rastin e Astrit Deharit

    Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim reagon pas deklaratave se trupi i personit të mbytur në Ujman është lokalizuar

    Plagoset me armë një 27-vjeçar në Vushtrri, gjenden 4 gëzhoja të plumbave në vendngjarje

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.