Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu bashkë me Zotëriun e Parë, Prindon Sadriu sot kanë marrë pjesë në një dasmë në Llap.
Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale, shihet se Osmani e Sadriu po marrin pjesë në dasmën e familjes Xhafa.
Siç shihet në këto pamje, ata dy janë pritur me nderime nga organizatorët.
Vlen të theksohet se gjatë ditës, Osmani ka pritur në takim emisarin Escobar.
Osmani përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se në takim potencoi që Kosova do të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në dialog.