Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pas shtrenjtimit, nis monitorimi i çmimit të bukës dhe produkteve tjera

    10/05/2025 22:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Biznese të shumta në vend kanë nisur shtrenjtimin e produkteve të tyre, përfshirë edhe atyre esenciale.

    Çmimi i bukës ka arritur në 60 centë, teksa edhe produkte të tjera janë shtrenjtuar. Qytetarët ankohen se po abuzohet me çmime. Ndërsa, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e shtrenjtimit të bukës dhe mbi 20 produkteve të tjera bazë.
    Nga 50 centë sa ishte, çmimi i një buke është ngritur në 60 centë. E bashkë me të, janë rritur edhe çmimet e byrekut, kifleve e produkteve te tjera nga mielli.

    Vetëm këto katër produkte të cilat konsiderohen si esenciale nga qytetarët, mielli, sheqeri, vegeta e makaronat kushtojnë 5 euro në një nga marketet në Prishtinë.

    Pra, 5 euro e 60 centë kushtoi vetëm buka bashkë me këto produkte të tjera esenciale, të cilat sigurisht se janë të pamjaftueshme për tryezën e një familjeje në bazë ditore. Po të shtojmë edhe djathin, vezët e çajin, shuma tejkalon vlerën prej 10 eurove.

    Kjo pasi edhe këto produkte janë shtrenjtuar së fundmi. Por nuk mbetet me kaq. Pas shpenzimeve për ushqim, qytetarët që në këto ditë të ngrohta duan të shijojnë kafenë në një nga kafeteritë në kryeqytet, duhet të mendojnë nëse do t’i frekuentojnë ato që janë në sheshin e Prishtinës.

    Në një nga kafenetë këtu në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë çmimi i një makiatoje të madhe ka shkuar në dy euro”. Çmimi i një kafeje amerikane kushton 1.80 euro, makiatos së vogël 1,50 euro, aq sa edhe çmimi i një shisheje ujë.

    Për të frekuentuar këto kafe, marketet apo edhe vendet e tjera, qytetarët që përdorin veturat si mjet transporti, do të kenë edhe shpenzime të tjera shtesë.

    Kjo pasi edhe pse ka rënë çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare, në Kosovë çmimi i një litri naftë po sillet rreth 1,22 euro, ndërsa i një litri benzinë 1,21.
    Rritja e çmimeve dhe shqetësimet e ngritura nëse bizneset po abuzojnë me to, kanë shtyrë Autoritetin e Konkurrencës që të monitorojnë tregun.

    “Aktualisht është duke u zhvilluar një analizë e detajuar mbi çmimet e më shumë se 20 produkteve bazë, si dhe monitorim i veçantë në tregun e bukës dhe në sektorin e gastronomisë, përfshirë çmimin e kafesë”, thonë nga AKRK.

    Njohës të ekonomisë fajin për këto çmime të larta po ia lënë edhe importit. Biznese të shumta kanë paralajmëruar edhe më tej ngritje të çmimeve të produkteve të tyre, duke u arsyetuar në shtrenjtimin e energjisë elektrike./rtk

    Artikuj të ngjashëm

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Të Fundit

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa!

    Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.