Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Pas shkarkimit, reagon drejtoresha e Infermierëve në Spitalin e Pejës

    24/12/2022 21:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas Drejtorit Mjekësor, ka reaguar edhe Drejtoresha e Infermierëve në Spitalin e Pejës, Hidajete Krasniqi.

    Ajo thotë se ndjen keqardhje të madhe për rastin që tronditi Spitalin dhe opinionin e gjërë, por që vendimi për shkarkimin e saj, sipas Krasniqit, ka motive politike.

    Krasniqi ka deklaruar se fatkeqësia që ka ndodhur në spital po shfrytëzohet për të larguar nga detyrat personat që nuk janë militantë dhe përkrahës të partisë në pushtet.

    Ky është njoftimi i plotë i saj:

    REAGIM dhe SQARIM rreth njoftimit për shkarkimin tim nga pozita e Drejtoreshës së Infermierisë, për të cilin u njoftova nga Facebook-u i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës!

    Të nderuara media,

    Të dashur miq, familjarë e bashkëpunëtorë,

    Para të gjithë titujve, pozitave e gradave, njeriu ndjehet shumë i vogël nga madhështia e titullit që ta jap populli yt.

    Tepër relative mbetet çështja e pozitave, përpara misionit që ja kemi vënë vetës nga momenti kur kemi veshur mantelin e bardhë e që fatkeqësisht në të njëjtin mision përpos që u dështua dhe ngjarja u kthye në fatkeqësi sot edhe e politizuam skajshëm. Krejt kjo me ndërhyrjen e politikës!

    Personalisht dhe nga pozicioni i punës, jam ndjerë tejet keq dhe e shokuar me rastin që ka ndodhur me frytin e vdekur dhe mënyren se si është trajtuar ky fryt.

    Kam bashkëndjerë dhe bashkëndjejë me familjen e dëmtuar dhe të gjithë popullatën.

    Nën betim ju siguroj edhe publikisht, që unë Hidajete Krasniqi – Drejtoreshë e Infermierisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nga momenti i parë, personalisht kam insistuar me ngulm dhe më së shumti, që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.

    Deri më dje (e Premtë) në ora 15:00 rreth këtij rasti kam punuar së bashku me Drejtorin aktual Ekzekutiv Dr. Fazli Shala, ndërsa befasisht, sot paradite, ndonëse ditë e shtunë, fillimisht në faqen e facebook-ut të Spitalit e më pas edhe nga media mësova për shkarkimin tim. 

    Vendimi për shkarkimin tim dhe të Drejtorit Mjekësorë, ju sigurojë se është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatëkeqësisë me ndërhyrje të thella politike, militantiste, për të eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale. Dhimbje, keqardhje për ultësinë e personalitetit të Drejtorit!!! Nëse ka moral dhe ka hierarki normale zinxhirore, në këso raste abnormale, atëherë dihet kush duhet të shkojë!

    Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrënqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkartuar U.D. Drejtori i Administratës i cili ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetvendosje.

    Me keqardhje por me shumë siguri e them se veprime të tilla sikur ky i sotmi, me shkarkime, për asnjë moment nuk mund të hedhin ‘hi syve’ opinionit , në mënyrë që Drejtori aktual Ekzekutiv, ta heq vëmendjen e mos ndjerjes përgjegjësi, minimalisht morale-personale, si menaxher i parë dhe kryesor i Institucionit ku ka ndodhur rasti tragjik. Unë besoj fort, që përgjegjësia është dhe duhet të jetë personale e asesi dhe poaq jam e bindur që këto situata nuk duhet shfrytëzuar për fushata shkarkimesh me të vetmin qëllim, rehatimin e personave politik të partisë në pushtet.

    Si udhëheqe e Infermerisë gjatë 23 viteve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë së bashku me kolegët besoj, ja kemi dalur që të jemi shtyllë e rëndësishme e korrektësisë profesionale dhe pjesë e krenarisë së punës së Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

    I falenderojë të gjithë kolegët për bashkëpunimin që patën gjatë tërë këtyre viteve.

    Vendimi për shkarkim i tillë siç ka ardhur prapa shpine e me qëllime degradimi nuk mund ta zbehë punën time të palodhshme, pa orar e me sakrifica personale për të ngritur e zhvilluar Spitalin.

    Njoftoj opinionin publik, mediat dhe në këtë rast edhe Drejtorin Ekzekutiv z. Fazli Shala dhe stafin e afërt të tij, të cilët e kanë këshilluar keq se në afatin më të afërt do ti drejtohem organeve të drejtësisë dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore.

    Me respekt

    Hidajete Krasniqi

    Artikuj të ngjashëm

    Kërkohet urgjencë e strategjisë së komunikimit për parandalimin e diabetit, të trajtohet njëlloj si sensibilizimi për kancerin

    Kryhet një intervenim i madh kirurgjik te një pacient 61-vjeçar me tumor në Spitalin e Pejës

    Në spitalin e Pejës kryhet një intervenim i rrallë, detaje

    Të Fundit

    “Gjendja është shumë e rëndë për fat të keq”, dalin detaje për dy të lënduarit nga aksidenti tragjik në Pejë

    Ky është vendi i radhës që ndalon mbulimin e fytyrës në vendet publike

    Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin për Fitore Pacollin pasi policia dështoi ta çojë me detyrim në seancë

    Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së

    KQZ-ja vjen me njoftim të rëndësishëm për votuesit nga këto katër komuna

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.