Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Pas rritjes alarmante të rasteve me Covid, Ministria del me disa kërkesa

    08/07/2022 10:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një komunikatë lidhur me gjendjen epidemiologjike në vend, pas rritjes alarmante me Covid gjatë ditëve të fundit.

    I pari i kësaj ministrie, Rifat Latifi, u ka bërë thirrrje qytetarëve që të rrisin kujdesin, të zbatojnë masat në fuqi kundër COVID-19 dhe t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim.

    Ministri ka pasur një apel për personat mbi 60-vjeç dhe ata me imunitet të komprementuar.

    “Në veçanti, i bëhet thirrje kësaj grup-moshe dhe personave me imunitet të komprometuar, që të shmangin qëndrimet në ambiente ku ka grumbullim të njerëzve, përderisa rekomandohet bartja  e maskës në ambiente të mbyllura dhe vaksinimi për grup-moshat e lejuara që të vaksinohen”, thuhet në komunikatë.

    Është kërkuar edhe që t’u kërkohet gjithë qytetarëve dëshmia e marrjes së dy dozave të vaksinës, përjashtim personave nën moshën 16 vjeç dhe personave të liruar nga vaksinimi sipas kundër-indikacioneve për vaksinim me dëshmi të mjekut.

    “Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, u bëhet thirrje të gjitha institucioneve publike dhe private, veprimtarive ekonomike, në veçanti sektorit të gastronomisë, sektorëve të kulturës, sportit si dhe të gjitha veprimtarive të tjera, që të zbatojnë masën në fuqi që të punësuarve, klientëve dhe pjesëmarrësve në aktivitete dhe veprimtari përkatëse, t’u kërkohet dëshmia e marrjes së dy dozave të vaksinës kundër COVID-19, përveç personave nën moshën 16 vjeç dhe personave të liruar nga vaksinimi sipas kundër-indikacioneve për vaksinim me dëshmi të mjekut”, thuhet në komunikatë.

    Nga kjo Ministri thonë se ndryshimi eventual i masave në fuqi, do të mund të bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve relevante dhe ekspertëve, në varësi të situatës epidemiologjike dhe projeksioneve rreth zhvillimit të saj.

    Komunikata e plotë:

    Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi ka zhvilluar takime të rregullta me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe trupin këshillëdhënës lidhur me COVID-19, me qëllim të mobilizimit sa më të mirë të institucioneve shëndetësore për t’u ballafaquar me çfarëdo situate epidemiologjike si pasojë e rritjes së rasteve të reja të COVID-19 në javët e fundit.

    Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, Ministri Latifi u bën thirrje qytetarëve që të rrisin kujdesin, të zbatojnë masat në fuqi kundër COVID-19, të përditësuara së fundi më 30 prill 2022 dhe t’u përgjigjen thirrjeve për vaksinim kundër COVID-19, duke përfshirë edhe marrjen e dozës së katërt, që është lejuar për personat mbi 60 vjeç, të cilat e kanë marrë dozën e tretë së paku katër muaj më parë.

    Në veçanti, i bëhet thirrje kësaj grup-moshe dhe personave me imunitet të komprometuar, që të shmangin qëndrimet në ambiente ku ka grumbullim të njerëzve, përderisa rekomandohet bartja  e maskës në ambiente të mbyllura dhe vaksinimi për grup-moshat e lejuara që të vaksinohen.

    Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, u bëhet thirrje të gjitha institucioneve publike dhe private, veprimtarive ekonomike, në veçanti sektorit të gastronomisë, sektorëve të kulturës, sportit si dhe të gjitha veprimtarive të tjera, që të zbatojnë masën në fuqi që të punësuarve, klientëve dhe pjesëmarrësve në aktivitete dhe veprimtari përkatëse, t’u kërkohet dëshmia e marrjes së dy dozave të vaksinës kundër COVID-19, përveç personave nën moshën 16 vjeç dhe personave të liruar nga vaksinimi sipas kundër-indikacioneve për vaksinim me dëshmi të mjekut.

    Institucioneve mbikëqyrëse ndërkaq u kërkohet që të mbikëqyrin zbatimin e masave në fuqi dhe të rrisin aktivitetet e tyre.

    Si pasojë e rritjes së rasteve të COVID-19, ka filluar të rritet edhe ngarkesa spitalore, prandaj Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me tre nivelet e kujdesit shëndetësor do të rris nivelin e mobilizimit dhe fuqizimit të kapaciteteve për t’iu përgjigjur kësaj situate.

    Gjithashtu, do të fuqizohet edhe bashkëpunimi me komunat dhe shtabet emergjente komunale.

    Ministria e Shëndetësisë, sipas masave në fuqi, u rekomandon qytetarëve bartjen e maskave mbrojtëse në hapësira të brendshme si dhe vaksinimin me dozat e vaksinës sipas grup-moshave të lejuara për vaksinim.

    Ndryshimi eventual i masave në fuqi, do të mund të bëhet sipas rekomandimeve të institucioneve relevante dhe ekspertëve, në varësi të situatës epidemiologjike dhe projeksioneve rreth zhvillimit të saj.

    Artikuj të ngjashëm

    Rifat Latifi: Sistemi publik i kujdesit shëndetësor mbeti i pafinancuar vit pas viti

    Latifi: Dhashë dorëheqje për të punuar më shumë për Kosovën

    Latifi tregon pse dha dorëheqje, fton mjekët jashtë vendit të ndihmojnë në Kosovë

    Të Fundit

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Ngjarje e rëndë në Prizren: Gruaja therr me thikë rëndë burrin dhe ikën nga vendi i ngjarjes – Policia vihet në kërkim

    Një person në Gjilan dyshohet se e sulmoi seksualisht një femër – intervenon Policia

    Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën në dy vjetët e fundit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.