Kryesia e tifozërisë së skuadrës së Gjilanit “Skifterat” kanë dhënë dorëheqje pas incidentit në ndeshjen Gjilani-Ballkani, ku u sulmua Stivi Frashëri, portieri i ekipit nga Suhareka.
Kjo tifozëri distancohet publikisht nga ky akt i shëmtuar.
Në deklaratën për media thuhet se kryesia e tifozëve “Skifterat” janë hudhur sipër për ta mbrojtur portierin e Ballkanit Stivi Frashëri.
“Gjatë pjesës së dytë individ nga tribuna vendase janë ofenduar anasjelltas me portierin mysafir dhe në momentin e golit nga euforia e futjes në fushë, një person ka shtyrë Frashërin dhe një tjetër e ka shkelmuar, ndërkaq kanë qenë kryesia e Skifterave të cilët i janë hudhur sipër për ta mbrojtur!”.
“Distancohemi publikisht nga ky akt i shëmtuar, nuk është në traditën tonë sulmi ndaj lojtarëve të futbollit, përtej kësaj kundrejt një ekipi si Ballkani dhe tifozëve e qytetarëve të Suharekës që gjithmonë na kanë bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë!”.
Komunikata e plotë:
Jep dorëheqje kryesia e tifozerisë ‘Skifterat’
Komunikatë për Media!!
Kryesia e Skifterave ka vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetsore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë!
Gjatë pjesës së dytë individ nga tribuna vendase janë ofenduar anasjelltas me portierin mysafir dhe në momentin e golit nga euforia e futjes në fushë, një person ka shtyrë Frashërin dhe një tjetër e ka shkelmuar, ndërkaq kanë qenë kryesia e Skifterave të cilët i janë hudhur sipër për ta mbrojtur!
Distancohemi publikisht nga ky akt i shëmtuar, nuk është në traditën tonë sulmi ndaj lojtarëve të futbollit, përtej kësaj kundrejt një ekipi si Ballkani dhe tifozëve e qytetarëve të Suharekës që gjithmonë na kanë bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë!
Kushdo me qëllim njollosjen e vlerave tona sportive dhe tifozerike duhet të përgjigjet për veprimet e veta!
Kryesia e Skifterave e indinjuar thellësisht nga ngjarja deklarohet për DORËHEQJE të PAREVOKUESHME si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit!