LajmeLIVE

Pas protestës në Tiranë, Sali Berisha sërish zbardh qëndrimet e PD-së për UÇK-në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një deklarimi zyrtar, ka thënë se partia të cilën e udhëheq beson në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha u shpreh se PD-ja ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë dhe ka ndjekur e ndjek me vëmendjen më të madhe punimet e kësaj gjykate në procesin gjyqësor, duke bërë thirrje të mos politizohet protesta e sotme.

“Nuk është publikuar asnjë fakt apo provë që të provojë urdhra direkt të ish-udhëheqësve të UÇK-së për krime konkrete. Ky proces dëshmoi përfundimisht se ai është i bazuar në dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe armiq të tjerë të kombit shqiptar që kërkojnë të barazojnë agresorin, pushtuesin me çlirimtarin” shkroi Berisha.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button