Pas zhvillimeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, nuk kishte si të mungonte edhe reagimi i Dejona Mihalit, e cila konsiderohet si një nga njerëzit më me ndikim në Vetëvendosje.
Mihali iu ka thurur lavde kolegëve të saj, duke e ka quajtur grupin parlamentar të VV-së si të jashtëzakonshëm.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka pasur në çdo legjislaturë Grupin parlamentar më të mirin në republikë.
Por në këtë legjislaturë, pavarësisht çfarë përpiqen të thonë gojët e liga e ka GRUPIN PARLAMENTAR më të jashtëzakonshëm që ka parë historia politike e Kosovës dhe e shqiptarëve në përgjithësi” – shkroi ajo.
Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës gjatë kohës kur kryeministri Kurti po mbante fjalim, deputetë të opozitës e ministra të Qeverisë u përfshinë në përleshje.
Tensionet vazhduan edhe pas rifillimit të seancës dy orë më vonë, teksa Kuvendi vazhdoi punimet deri në orët e vona kur situata u qetësua.