Kitaristi i ABBA, Lasse Wellander, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare pas një beteje me kancerin.
Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Wellander-it në Facebook, familja e tij shkroi: “Me trishtim të papërshkrueshëm duhet të njoftojmë se Lasse-i ynë i dashur ra në gjumë. Lasse së fundmi u sëmur nga një kancer i përhapur dhe herët të premten ai ndërroi jetë. , i rrethuar nga të dashurit e tij.”
“Ishe një muzikant i mrekullueshëm , por mbi të gjitha ishe një bashkëshort, baba, vëlla, xhaxha dhe gjysh i mrekullueshëm. I sjellshëm, i sigurt, i kujdesshëm dhe i dashur… dhe shumë më tepër, që nuk përshkruhen me fjalë. Një qendër në jetët tona dhe është e pabesueshme që tani duhet të jetojmë pa ty”. Postimi, i shkruar nga anëtarët e familjes së tij, Lena, Ludvig dhe Andreas, përfundonte: “Ne të duam dhe na mungoni shumë”.
Wellander filloi karrierën e tij si kitarist si fëmijë në fillim të viteve 60 ë dhe ishte anëtar i grupeve lokale në qytetin e tij të lindjes Nora, Suedi. Në tetor 1974, Lasse filloi regjistrimin me ABBA për hitet e tyre, “Intermezzo No.1” dhe “Crazy World”. Ai u bë kitaristi kryesor i grupit fitues të Eurovizionit dhe bëri turne me ta në 1975, 1977, 1979 dhe 1980.Në vitin 2007, artisti ndihmoi në regjistrimin e kolonës zanore për Mamma Mia, me Meryl Streep dhe Amanda Seyfried, në Studio Atlantis në Stokholm. Filmi muzikor tregon historinë e një nuseje që përpiqet të gjejë babain e saj të vërtetë duke përdorur këngë hit nga grupi popullor i viteve 1970 ABBA.