Pas një aksident trafiku ka vdekur i riu nga Malisheva Valdrin Xhyliqi, raporton Demos.
”Me pikëllim të thellë njoftojmë se pas një aksidenti tragjik, është ndarë nga jeta Valdrin Xhyliqi.
Ikja e tij e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve, të afërmve dhe miqve që e kanë njohur”, thuhet në njoftim
Njoftimi i plotë:
Njoftimi për ceremoninë e varrimit të Valdrin Xhyliqi
“NJOFTIM MORTOR
Me pikëllim të thellë njoftojmë se pas një aksidenti tragjik, është ndarë nga jeta Valdrin Xhyliqi.
Ikja e tij e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve, të afërmve dhe miqve që e kanë njohur.
Ceremonia e varrimit do të mbahet të enjten, më 05 qershor 2025, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Marali.”