Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi tërhiqet nga Eurovision

    17/10/2022 21:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas Maqedonisë së Veriut, edhe Mali i Zi nuk do të konkurrojnë në Eurovizionin e vitit të ardhshëm për shkak të kostove të pjesëmarrjes.

    Transmetuesit paguajnë një tarifë për të marrë pjesë në konkurs, por shuma ndryshon në varësi të madhësisë së vendit, teksa disa vendeve u është kërkuar të paguajnë më shumë pasi Rusia u ndalua nga konkursi.

    Rusia, një kontribues i madh financiar, u përjashtua nga konkursi i këtij viti pasi pushtoi Ukrainën.

    “Përveç kostove të konsiderueshme të tarifave të regjistrimit, si dhe kostos së qëndrimit në Britaninë e Madhe, ne u përballëm edhe me mungesë interesi nga sponsorët, ndaj vendosëm t’i drejtojmë burimet ekzistuese për financimin e projekteve kombëtare aktuale dhe të planifikuara”, tha transmetuesi publik i Malit të Zi “RTCG”.

    Kostoja totale për të gjithë transmetuesit e përfshirë shkon deri në rreth 5 milion paund, por saktësisht se sa paguan secili pjesëmarrës nuk bëhet publike.

    Tre ditë më parë, radiotelevizioni i Maqedonisë së Veriut informoi opinionin publik, se kishte vendosur të mos marrë pjesë në Eurovizion vitin e ardhshëm, për shkak të rritjes së tarifës për regjistrimin.

    Artikuj të ngjashëm

    Presidenti malazez kundër Marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe

    Mali i Zi s’u ftua në Aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

    Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë

    Të Fundit

    Humbi jetën tragjikisht në Gjermani, bashkëshortja e Nexhatit reagon me dedikim shumë prekës

    Varroset sot 2-vjeçarja e cila u mbyt në një pishinë në Zallq të Istogut

    Sveçla: Numri nga i cili u bë kërcënimi me bombë është i lidhur me kriminelin Ratko Mladiq

    143 ditë në vapë, Tirana ndër qytetet më të nxehta në Evropë

    Varroset sot i riu që dyshohet se vdiq nga lëndimet në fabrikën e tullave në Gjakovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.