Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pas Jeta Statovcit, edhe Haxhi Avdyli del kundër Qeverisë

    03/10/2022 22:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe deputeti tjetër i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka dalë kundër vendimit të Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për muajin shtator për mësimdhënësit që ishin në grevë.

    Ai thotë se greva ka pasur prapavijë politike, ku udhëheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. “Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen”, thotë Avdyli.

    “Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo , pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve grevist. Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen.Për hirë të arsimit,nxënësëve arsimtarëve të ndershëm, familjeve të tyre por edhe qytetarëve që duan qetësi në institucione e cilësi në arsim, sot i bashkohem thirrjes për leshimin e pagave për mësimdhenësit grevistë.Le të mbetet mësim i mirë, për të gjithë ata që deshën të manipulojnë arsimtarët e nxënësit për agjenda politike që ti mbajnë duartë larg nga shkollat.Por sot duhet të jemi me mirëqenjen e arsimtarëve e ndershëm. E që të tillë janë shumica absolute”, shkruan ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Ndërtimi i nënstatcionit policor në Leposaviq, Statovci: Vijon fuqizimi i rendit dhe ligjit në veri

    Restaurimi i Rezidencës së Rugovës, drejt përfundimit – thotë deputetja Statovci

    Deputetja e GUXO thotë se takimi Kurti-Burns është dëshmi e marrëdhënieve të mira me SHBA-në

    Të Fundit

    E moshuara i kalon “kordonet” e policisë në Vlorë duke vrapuar pas Ramës, ky i kthehet “çka ke, çka ke?” – VIDEO

    Merr flakë autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

    Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana

    Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi Ibër

    Haxhiu: Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.