sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pas Istogut dhe Ferizajt, përçarje brenda Listës Guxo edhe në Gjakovë

    07/07/2021 16:12
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Koordinatori i Listës Guxo në Gjakovë, Rrustem Leti ka thënë që janë kundër që të garojnë në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, në Gjakovë.

    Ai në emisionin “Frontal” , ka thënë se akoma nuk e kanë mbajtur asnjë takim me zyrtarët e lartë të Iniciativës, për të diskutuar rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

    “Neve nuk na është mbajtur asnjë takim që t;i shprehim mendimet tona. Akoma edhe nga lista e VV-së nuk është ndonjë kandidat që do të garojë për komunë. Kjo është arsyeja pse ne jemi kundër”, ka thënë ai.

    E këtë qëndrim, Leti tha se do ta mbajnë deri në një takim të ardhshëm me zyrtarët e Listës Guxo.

    “Ne qëndrojmë kundër deri tek një takim i ardhshëm. Të shohim se a do të jetë kandidati i VV-së në Gjakovë që do t’i mbështesë interesat e qytetarëve ne do ta mbështesin, nëse jo atëherë do të jemi kundër”, ka thënë ai.

    Më tutje, Leti në “Frontal” u deklarua edhe rreth qëndrimit të u.d. së kryetares së kësaj Iniciative, Donika Gërvalla, se do të garojnë në një listë të përbashkët me VV-në në zgjedhjet lokale.

    “E kam pa qëndrimin qe e ka dhënë ajo, por paraprakisht nuk jemi kontaktuar nga askush në qendër që ka interesa që të shkojmë në zgjedhjet lokale bashkë. Qëndrimi ynë pra është kundër deri në një moment të ardhshëm të bisedimeve me qendrën”, deklaroi ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Ky deputet i VV-së do të votojë votojë pro Trustit

    Tërheqja e mjeteve të Trustit, deklarohen nga Vetëvenosja

    A e refuzoi Vetëvendosje planin franko-gjerman me videon e Kurtit të 2007-ës?

    Të Fundit

    Imamoviq pas takimit me Kurtin: Shqiptarët e boshnjakët të kenë të drejta si serbët në Kosovë e Bosnjë

    ​Arrestohen 2 shqiptarë në Itali për trafikim të substancave narkotike 

    Hoti: Kurrë s’kemi qenë në pozitë kaq të pafavorshme në marrëdhëniet me SHBA-në

    Gëzim në familjen e Ukshin Hotit, djali i tij Andini po bëhet baba për herë të parë

    “Banane Luiz, speca Tea, portokall Efi”, eskalojnë tregtarët në Shqipëri

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.