Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati i ka ofruar ndihmën e komunës që ai e drejton, kryetarit të Deçanit ku 1 mijë e 500 qytetarë u helmuan.
Me shqetësim po përcjellim situatën e krijuar në Komunën e Deçanit, ku nga dita e shtunë mbi 1500 qytetarë janë duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, si pasojë e dyshimit nga helmimi. Menjëherë kemi kontaktuar kryetarin Ramosaj dhe i kemi ofruar ndihmë për tejkalimin e kësaj çështje”, ka shkruar Kastrati.
Ai ka thënë se niveli Qendror, duhet ta trajtojë me urgjencë këtë problem si dhe të përkushtohet në zbardhjen e rastit.