Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pas dorëheqjes së Kabashit, emërohet ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës në RTK

    20/09/2022 12:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Bordi i RTK-së ka miratuar propozimin e drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, për emërimin e Arta Avdiut në postin e ushtrueses së detyrës të drejtoreshës së kanalit televiziv ne gjuhën shqipe.

    Ahmetxhekaj ka arsyetuar para bordit emërimin e Avdiut në këtë pozitë.

    “Pas dorëheqjes së Festim Kabashit nga pozita e drejtorit të televizionit, unë kam dërguar te ju një emër dhe arsyetimin për të. (Arta) Avdiu ka treguar përkushtim dhe angazhim ndaj RTK”, tha ai.

    Ndërkohë, Festim Kabashi, ka njoftuar më 15 shtator se ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të televizionit.

    “Një e gjetur e ZKA-së, që s’lidhet aspak me punën time profesionale, (e shndërruar në kauzë fiktive nga elementë të caktuar), ka muaj që po shfrytëzohet nga Bordi si mjet presioni ndaj drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për të gjetur zgjidhje për të më larguar nga pozita e drejtorit të Televizionit. Duke parë se një situatë e tillë po pamundëson shtyrjen përpara të projekteve, e si rrjedhojë po reflekton në shumë aspekte në funksionimin e RTK-së, ju njoftoj se i kam dorëzuar drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, kërkesën për lirim nga detyra, pasi me asnjë çmim nuk mund të lejoj që integriteti im profesional e njerëzor të nëpërkëmbet”, kishte shkruar në Facebook ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Sindikata e RTK-së i del në mbrojtje Blerim Haxhiajt pas kritikave që pati për intervistën me Kurtin

    “Gati çdo ditë m’ka ra me kalu ka lokali i Naserit”, ish-drejtori i RTK-së ka disa fjalë për personin që u vra mbrëmë

    RTK-ja detyrohet nga Gjykata ta kthejë në punë Rid Berishën dhe ta kompensojë me 28 mijë euro

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.