Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Magazina

    Pas deklaratës së ish-partneres, Shpat Kasapi ia kthen “goditjen” me këngë

    27/08/2025 10:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Pas një deklarate të gjatë dhe emocionale të Selvije Jao, ish-partneres së tij, e cila u bë virale në rrjete sociale, këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka zgjedhur një mënyrë indirekte për të reaguar.

    Kasapi publikoi në Instagram një pjesë nga balada e tij e vjetër “Sherrin ma bane”, duke ndarë në story vargje që flasin për dhimbje dhe dashuri të humbur.

    “Sherrin ti ma bane, për së gjalli më ke mbyt. Malli më merr me t’i pa sytë. Shenjë për jetë ma lae, je mbush me gjynahe, se t’kam dasht me mish e shpirt.”, dëgjohet në pjesën e këngës që ai ka shpërndarë, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një mesazh i fshehur.

    Ndërkohë, Selvije Jao ka publikuar një reflektim të gjatë me rastin e ditëlindjes së saj, ku shkruan se këtë vit e ka gjetur më e fortë, më e qetë dhe e vendosur të ndërtojë një jetë të re për veten dhe djalin e saj, Roelin.

    Ajo thekson se nuk do të heshtë më përballë padrejtësive emocionale dhe se dëshiron t’i ofrojë djalit një shtëpi plot dashuri dhe siguri.

    “Dita ime e lindjes më gjeti në qetësi dhe paqe absolute. Faleminderit Zotit që më ka bërë ta dua veten aq shumë sa të mos pranoj minimumin nga askush,” shkruan Jao, duke theksuar se tashmë po nis një kapitull të ri, të ndërtuar mbi sinqeritet dhe respekt.

    Në një nga deklaratat e saj më të forta, ajo shton: “Do t’i mësohet dashuria e sinqertë, pa kushte, dhe se një familje e lumtur mund të jetë edhe vetëm mami me djalin e saj.”

    Artikuj të ngjashëm

    I dërguari i Trumpit: Lufta e Gazës duhet të zgjidhet deri në fund të vitit

    Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Korroticë të Drenasit, ku humbi jetën një person

    Dy anëtarët e LVV-së në KQZ ankohen në Supreme për ta certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

    Të Fundit

    I dërguari i Trumpit: Lufta e Gazës duhet të zgjidhet deri në fund të vitit

    Pas deklaratës së ish-partneres, Shpat Kasapi ia kthen “goditjen” me këngë

    Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Korroticë të Drenasit, ku humbi jetën një person

    Dy anëtarët e LVV-së në KQZ ankohen në Supreme për ta certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

    Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.