Mëngjesin e sotëm është bastisur shtepia e dy dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu nga Prokuroria Speciale dhe EULEX-i, shkruan GazetaDemos.
Bastisjen e konfirmoi edhe vëllau i dëshmorëve Fadil Fazliu i cili dha edhe detaje për bastisjen.
Ai tha se hetuesit nuk i kanë pyetur asgjë ata dhe se mirësjellja e hetuesve ishte korrekte.
“Nuk thanë asgjë mirësjellja ishte korrekte, të gjitha i kanë palu në vend, asnjë temë nuk na kanë pyetur asgjë”, shtoi ai.
Sa i përket motivit të bastisjes ai tha se nuk e din.