Blenda një nxënëse nga komuna e Skenderaj është pritur ngrohtësisht nga shokët, shoqet e stafi i shkollës ku kishte vijuar mësimin pas një aksidenti të rëndë që kishte pësuar, shkruan GazetaDemos.
Rikthimin e saj në bankat shkollore e ka pritur edhe kryetari i kësaj komune, Fail Nura i cili përmes rrjetit social ka treguar se gjendja e saj është e mirë dhe do të vazhdojë të vijojë mësimin aty ku kishte mbetur.
“Më kaq ngrohtësi nuk ka mundur të pritet rikthimi i Blendës në shkollë, tek shoqet e shokët e klasës dhe mësuesja, pas atij aksidenti të rëndë komunikacioni që kishte. E gjithë ajo që ndodhi, i takon të së shkuarës, dhe tani Blenda po vazhdon procesin mësimor aty ku kishte mbetur, me shëndet të mirë dhe gatshme për të mbushur ditarin vetëm pesa”, ka shkruar Nura në Facebook.