Pas 22 vjetësh, kosovarja gjen foton nga lufta dhe fotografin

Vjollca Qerimi Hyseni, një e mbijetuar e luftës së fundit në Kosovë, ka falënderuar fotografin Hazir Reka, pasi që ky i fundit kishte shkrepur momentin kur Vjollca Qerimi shihet duke qarë si pasojë e vuajtjeve nga lufta.

Fotografi Haziri ndau letrën që ia ka dërgua Vjollca, si dhe një fotografi ku shihen se janë takuar sërish pas 22 viteve.

“Miq të dashur, doja me e nda me juve këtë foto, që për mua është një kujtim i hidhur, po me pas këtë foto është një fat shumë i madh,e falënderoj nga zemra fotografin Hazir Reka për kontributin e tij gjatë luftës që mbas 22 viteve e kuptova që e kam një foto të tillë, po ashtu e falënderoj dajën tim, Heset Quza, që ma bëri të mundur këtë takim . Eh sa për foto nuk po foli hiq se foto fol vet si një fëmijë e ka përjetuar luftën, e si çdo person ka kontribuar në mënyrën e vet, edhe një herë faleminderit shume”, ka shkruar Qerimi Hyseni.

Nga fotot shihet se Vjollca ia ka dërguar përsëri foton Rekës, në formën e dhuratës.

Mos i humb
Reklama