Pas 10 vitesh mungesë, liga e futbollit më prestigjioze në botë do të rikthehet në transmetim në televizionin publik.
RTK ka siguruar të drejtën e transmetimit për tre sezonet e arshshme të Ligës së Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Konferencë Ligën, dhe të gjitha ndeshjet do të transmetohen në gjuhën shqipe.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i bordit të RTK-së, Besnik Boletini, shkruan Gazeta Demos.
Njoftimi i plotë i tij:
Pavarësisht shumë sfidave, Liga e Kampioneve rikthehet në RTK pas dhjetë viteve. Më në fund thyhet monopoli privat dhe rrjedhimisht qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë t’i përcjellin ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Konferencë Ligën (2024, 2025, 2026) në gjuhën shqipe.