sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Partitë politike garojnë të vetme në zgjedhje lokale, vetëm një koalicion i deklaruar

    02/07/2021 14:51
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partitë politike shqiptare parlamentare do të garojnë të vetme në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor 2021. Kjo ndodh pasi LVV, PDK, LDK dhe AAK, nuk kanë shprehur vullnet për të garuar si pjesë e ndonjë koalicioni.

    Gjatë afatit 15 ditor të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 16 – 30 qershor, vetëm dy parti politike nga radhët e komunitetit boshnjak kanë shprehur dëshirën për të garuar si koalicion, ndërsa partitë nga radhët e komuniteteve tjera do të garojnë të vetme në zgjedhje.

    Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

    “Partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë pasur mundësinë që të deklarohen nëse në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, pra jo si të vetme. Është detyrim ligjor që partia politike të njoftojë se do të kërkojë certifikim përmes koalicionit. Gjatë afatit për deklarim të koalicioneve, KQZ-ja ka pranuar vetëm një deklaratë për koalicion zgjedhor të nënshkruar mes dy partive politike nga radhët e komunitetit boshnjak, Demokratska Stranka Bosnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin Koalicija VAKAT”, tha Elezi për KP.

    Sipas tij, partitë politike që duan të garojnë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet t’i kenë parasysh disa obligime ligjore.

    “Janë disa detyrime për partitë politike që kërkojnë certifikim përmes koalicionit. Partitë politike që deklarohen se do të garojnë në emër të koalicionit, nuk do të mund të garojnë si të vetme në zgjedhje. Po ashtu, partia politike e cila tërhiqet nga koalicioni nuk mund të garojë si e vetme dhe as të lidhë koalicion me ndonjë parti tjetër, ndërsa pjesa tjetër e atij koalicioni mund të marrë pjesë në zgjedhje”, tha Elezi.

    Elezi sqaroi se ky afat ka qenë vetëm për deklarim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit dhe se periudha për dorëzimin e aplikimit për certifikim dhe listës së kandidatëve për kryetarë komunash dhe për kuvende komunale, do të përfundojë më 16 gusht.

    Edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2017 vetëm një koalicion ishte deklaruar dhe pikërisht Koalicioni VAKAT nga këto dy parti boshnjake, ndërsa KQZ-ja kishte certifikuar edhe 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur, për kryetar komune apo për kuvende komunale, në komuna të ndryshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Zgjedhjet në Shqipëri, plas sherri në Fushë-Krujë dhe Durrës, ndërpritet votimi

    Zgjedhjet në Shqipëri, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00

    Rama e nis ditën me fotografi nga tubimet e djeshme për zgjedhjet e 14 majit

    Të Fundit

    Kimberly West caktohet Prokurore e Specializuar në Hagë

    FoxNews: Aleati i SHBA-së e quan “naive” politikën e jashtme të Bidenit ndaj Kosovës

    “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, vazhdon protesta e serbëve përmes pankartave

    Murphy fajëson Kosovën për krizën në veri, kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan

    Matoshi: Zbythja është bërë strategji e vetme e VV-së dhe Kurtit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.