Partia e ekstremit të majtë Sumar, një anëtare e vogël e qeverisë së koalicionit të Spanjës, nisi një peticion duke kërkuar që Izraeli të përjashtohet nga finalja e Eurovizionit të shtunën për shkak të luftës së tij në Gaza.
“Nënshkruani TANI për ta përjashtuar Izraelin nga Eurovizioni, mos e lini të performojë në finalen e së shtunës!” thuhet në peticionin online, raporton Aljazeera.
I kryesuar nga Ministrja e Punës Yolanda Diaz, Sumar tha se Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) kishte humbur “një pjesë të konsiderueshme të audiencës së rregullt të emisionit” për shkak të lejimit të pjesëmarrjes së Izraelit, ndërsa “ushtria e tij po shfaros popullin palestinez dhe po shkatërron tokën e tij”.
U denoncua gjithashtu fakti që EBU qortoi këngëtarin suedez Eric Saade – babai i të cilit është me origjinë palestineze – për shkeljen e ndalimit të simboleve politike duke mbajtur një shall keffiyeh bardh e zi rreth kyçit të dorës së tij teksa këndonte.