Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e Listës GUXO ka njoftuar se kanë hapur degën e Partisë ”Guxo” në Deçan.
Përmes një shkrimi në Facebook, Statovci thotë se ishte një proces demokratik në një “ambient entuziast e dashamirë”.
Kryetare e re e kësaj partie në Deçan është bërë Rabije Haklaj.
Sipas fotografive të publikuara nga deputetja Statovci, pjesëmarrja në këtë proces ka qenë e vogël.
Postimi i Statovcit:
GUXO! në Deçan
Kisha knaqësinë të marr pjesë në Kuvendin themelues të Degës së Partisë GUXO! në Deçan që u mbajt dje, ku me një proces shumë demokratik, ambient entuziast e dashamirë, u zgjodh Kyesia dhe Kryetarja e re zonja Rabije N. Haklaj.
Partia GUXO! u forcua edhe me një degë, atë të Deçanit. Teksa zgjedhja e një gruaje si zonja Haklaj në krye të degës, është një urë e mirë politike për të ardhmen e kësaj komune të bukur e me shumë potencial turistik. Përveçse një ndër mbështetësit e hershëm të partisë, zonja Rabije N. Haklaj njihet për përkushtimin, dijen dhe punën e saj të palodhur. Ajo është një prej shembujve më të mirë se çfarë përfaqëson Partia Guxo – një udhëheqëse e fortë dhe e aftë, e cila është e përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Urime GUXO! e Deçanit, u priftë e mbara!