Partia belge “N-VA” ka dalë me një propozim për të vendosur në Kosovë të burgosurit që nuk kanë nënshtetësi belge.
Theo Francken nga partia “N-VA”, i cili është anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës që nga viti 2010, e bëri këtë propozim për median belge “Het Nieuwsblad”.
Ai si duket për këtë ide të tijën është frymëzuar nga danezët, të cilët kanë kohë që kanë një bashkëpunim të tillë me Kosovën.
Francken ka theksuar se dërgimi i njerëzve pa dokumente belge që duhet të kryejnë një dënim me burg në një vend tjetër është një projekt që përshtatet në mënyrë të përkryer me ndalimin e azilit që ai dhe partia e tij kanë mbrojtur për shumë kohë.
Ideja e tij mori formë më konkrete gjatë udhëtimit të tij të fundit në Ballkanin Perëndimor. Propozimi i Francken është përfshirë në fushatën zgjedhore të “N-VA”. Ai e sheh edhe si zgjidhje për dekonstruksionin e burgjeve, shkruan VRTNWS.