Parlamenti i Hungarisë ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO, me 182 vota për dhe gjashtë kundër.
Për muaj me radhë qeveria hungareze kishte shtyrë votimin teksa të gjithë anëtarët e tjerë të aleancës e kishin ratifikuar anëtarësimin e Finlandës, shkruan Euronews, transmeton GazetaDemos.
Kujtojmë se ditë me parë edhe Turqia ka miratuar anëtarësimin e Finlandës në NATO teksa për muaj me radhë kishte penguar këtë proces./Demos/