Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Parlamenti Evropian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

    07/05/2025 19:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Parlamenti Evropian ka miratuar zyrtarisht një rezolutë për Kosovën, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) dhe duke bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke.

    Rezoluta thekson se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për heqjen e këtyre masave.

    Ajo gjithashtu bën thirrje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, proces që duhet të përmbyllet me një marrëveshje paqeje të qëndrueshme.

    Autori i draftit të rezolutës, eurodeputeti Riho Terras, theksoi se sanksionet ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta:

    “Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Këto kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte që mbështesin agjendën evropiane të Kosovës — prandaj duhet t’i japim fund sanksioneve dhe ta lejojmë Kosovën të ecë përpara me burimet që ne ofrojmë”, tha Terras.

    Rezoluta mirëpret kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, mbështet pranimin e saj në Këshillin e Evropës dhe pjesëmarrjen në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

    Ajo gjithashtu u bën thirrje pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë.

    Një pjesë e veçantë e rezolutës i kushtohet situatës së sigurisë në veri të Kosovës, veçanërisht pas sulmit terrorist në Banjskë dhe incidentit në kanalin Ibër-Lepenc.

    Parlamenti Evropian kritikoi Serbinë për dështimin në ndjekjen penale të autorëve të sulmit, përfshirë Milan Radoiçiq.

    Paralelisht, u miratua edhe një rezolutë e veçantë për Serbinë, e cila kritikon ashpër lidhjet e ngushta të Beogradit me Rusinë dhe përpjekjet për destabilizimin e rajonit.

    Rezoluta bën thirrje për rishikim të ndihmës financiare të BE-së për Serbinë, nëse kjo e fundit vazhdon bashkëpunimin me Moskën.

    “Deklaratat e udhëheqësve serbë në lidhje me integrimin në BE tingëllojnë gjithnjë e më pak bindëse — veçanërisht tani që ata planifikojnë vizita në Moskë dhe marrëveshje energjetike me Rusinë këtë javë,” deklaroi Tonino Picula, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë.

    “Anëtarësimi në BE është një përgjegjësi, jo një alibi për t’i shpëtuar llogaridhënies”.

    Rezoluta dënon gjithashtu të ashtuquajturën “politikë paqësimi” të Komisionit Evropian ndaj Serbisë, duke i kërkuar Brukselit të mbajë një qëndrim më të qartë dhe më të vendosur në marrëdhëniet me Beogradin.

    Artikuj të ngjashëm

    PE: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka prodhuar rezultatet e pritura, të zbatohet Marrëveshja e Ohrit, përfshirë edhe Asociacioni

    Terras flet me ambasadorin kosovar në Bruksel për raportin e PE-së për Kosovën që votohet në maj

    Eurodeputetët kërkojnë që të përshpejtohet procesi integrues dhe që Kosova të njihet nga pesë vendet e BE-së

    Të Fundit

    Çka dihet për sëmundjen e Bidenit?

    Ferizaj: Konfiskohen 9 motoçikleta për shkelje të rregullave dhe mungesë dokumentacioni

    Kryeministri i Spanjës: Izraeli duhet të përjashtohet nga Eurovision-i

    Cakolli: Osmani s’ka asnjë kompetencë për të imponuar zgjidhje, maksimumi t’i adresohet Kushtetueses

    Cilat janë ushtritë më të fuqishme të Evropës?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.