Kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh unanimisht Paris Guri, njoftoi deputetja e kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili.
Ajo tha se me gjithë kufijtë e padrejtë, rinia jonë e ka thyer këtë të fundit me triumfet e saj.
Postimi i plotë:
Paris Guri u zgjodh Kryetar i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës me unanimitet.
Ky vend ka shumë hapësirë për kreativitet, përkushtim, thyerje të barrierave e të kufinjëve shoqërorë e gjeografik. Këtë të fundit rinia jonë e ka thyer me sukseset e saj, pavarësisht kufizimeve të pamerituara. Rinia nuk është e ardhmja por boshti i të tashmes dhe të ardhmes. Është shtysë dhe bazament në të njëjtën kohë.
Kosova është e bekuar me rininë më të jashtëzakonshme. Kjo rini para së gjithash, ka nevojë ta kuptoj që nuk arrijmë asgjë pa e dashur Kosovën si alternativën e vetme për të ardhmen- e përkushtimin e aktivizimin si alternativën e vetme që Kosovën ta bëjmë të tillë, përmes Lidhjes tonë.
Urime Paris,
Të priftë e mbara!