Legjenda e futbollit, Ronaldinho zbulon dy favoritët e tij për ta fituar Botërorin e ardhshëm në Katar.
Natyrisht, ish futbollisti brazilian e sheh Brazilin të angazhuar mirë dhe gjithashtu Spanjën e Luis.
“Ka shumë skuadra të forta. Spanja, ajo e Luis Henrique, është një prej tyre. Luis ishte një fenomen brenda dhe jashtë fushës, por mendoj se edhe Brazili po hyn shumë mirë”, tha Ronaldinho.
Ish lojtari i njohur përmendi vendin e tij dhe atë ku arriti nivelin më të mirë.
Kupa e Botës 2022 do të fillojë në muajin nëntor.