Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull/vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira. Acar i fortë në mëngjes.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme dhe e lehtë me shpejtësi prej 1-14 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C. /MeteoKosova/