Parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Reklama