Lajme

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Mot më i nxehtë po parashihet të mbretëroj në vend ditën e diel, me më shumë kthjellime, dhe maksimale deri në 32C.

Të hënën shkojnë deri në 33C e 35C. Ditën e martë vransira kalimtare që kalojnë përgjatë rajonit sjellin kushte për rrebeshe shiu e bubullima.

Mundësi për reshje më të pakta shiu paraqiten edhe të mërkurën. Temperaturat zbresin përreth 30C. Minimalet luhaten ndërmjet 13C e 17C.

Nga dita e hënë frynë erë veriore e veriperëndimore e lehtë dhe mesatare 4-7m/s, me hove deri në 10m/s ditën e martë.

Back to top button