Parashikimi i motit për këtë fundjavë

Në fundjavë mot i qëndrueshëm, me vranësira e diell.  Në fillim të javës më nxehtë kryesisht me diell.  Të mërkurën priten mundësi për reshje lokale shiu.

Mot i qëndrueshëm parashihet edhe në ditët e fundjavës, me vranësira të shpërndara ditën e shtunë, e më shumë diell ditën e diel.  Ditën e shtunë, rreth viseve malore në jug të vendit me mundësi për riga lokale shiu me bubullimë.  Në fillim të javës vazhdon moti me kthjellime e diell, derisa në aspektin termik do të mbajë mot më i nxehtë.

Sipas Prishtina Weather nga dita e mërkurë pritet rënie e temperaturave dhe mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Në këto ditë indeksi i rrezeve UV mbetet i lartë, prandaj rekomandohet që ë kufizojmë qëndrimin më të gjatë në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16.

21.08 – Në mëngjes vranësira të shpërndara, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.  Ditën intervale më të gjata me diell.

22.08 – Më nxehtë, kryesisht me diell.  Rreth viseve malore pasdite me vranësira të pakta.

23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.

24.08 – Mbetet nxehtë, e ditën edhe me vranësira kalimtare.

25.08 – Vranësira e diell, e orëve të pasdites priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri 16C, e maksimalet gradualisht rriten deri në 32C të hënën e të martën, e më pas në rënie.

Era do të fryjë nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 3-11m/s.  Nga e hëna prej krahut jugor 2-9m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë mbetet lartë mbi vlera normale, më pas në rënie.

Reklama